E ka tërhequr njohjen Ishujt Solomon? Flasin nga Ministria e Punëve të Jashtme

Aktuale

E ka tërhequr njohjen Ishujt Solomon? Flasin nga Ministria e Punëve të Jashtme

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:22
MPJ

Raportohet se një shtet që ndodhet në Oqeani, Ishujt Solomon, kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një dokumenti të dërguar institucioneve të Kosovës, mirëpo ministria e Punëve të Jashtme e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas mediave lokale, janë dy shkresa, e para e zyrës së Ishujve Solomon në Australi që thotë se po ia dërgon Kosovës vendimin për tërheqjen e njohjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.

Media ka kontaktuar ministrinë e Punëve të Jashtme për të vërtetuar nëse këto raportime janë të qëndrueshme dhe më poshtë mund ta gjeni prononcimin e një zyrtari të MPJ-së.

“Në kanale zyrtare Ministria e Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me çështjen të cilës i referoheni. Konsiderojmë se e gjithë kjo është vazhdim i propagandës serbe”, ka thënë për media, drejtori i zyrës për komunikim në MPJ, Sami Kastrati.

Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur nga Serbia gjatë vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat