Deliu-Kodra: Njëri prej lajmeve më të këqija për këtë fund vit

Aktuale

Deliu-Kodra: Njëri prej lajmeve më të këqija për këtë fund vit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:41
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, duke përfshirë demarkacionin dhe luftën kundër korrupsionit, dhe është pritur të merren sinjale pozitive, por shtyrja e këtij procesi është lajmi më i keq për qytetarët në këtë fundvit.

Ajo këto komente i bëri në seancën e jashtëzakonshmet të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet me kërkesë të opozitës për liberalizimin e vizave, pas me deklaratës së djeshme të komisionarit evropian për Zgjerim Johaness Hahn se nuk do të ketë heqje të regjimit të vizave deri në vitin 2020.

Deliu-Kodra: Njëri prej lajmeve më të këqija që kemi marrë këtë fund vit

“Ishte deklaratë dekurajuese për qytetarët e Kosovës. Para kësaj deklarate duhet të kthejë vëmendjen që kemi pasur me Avdullah Hotin dhe Glauk Konjufcën në Bruksel, në një takim në PE, ku përfaqësues të PE-së i adresuan shqetësimet që Kosovës po i bëhet e padrejtë sa i përket mos dhënies së vizave. Edhe në këtë takim u tha qartë se procesi po shndërrohet në diçka politike. Këtë e kanë thënë vetë zyrtarë të BE-së dhe është njëri prej lajmeve më të këqija që kemi marrë për këtë fund vit”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra kritikoi opozitën rreth reagimit të saj për liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova do të vazhdojë me punën e saj në forcimin e institucioneve, për të përafruar vendin në rrugëtimin e saj euroatlantik, ndërsa shtoi se BE duhet të trajtojë Kosovën njëjtë sikur vendet tjera të rajonit, të cilat kanë përfituar më herët nga ky proces.

Për më tepër, deputetja Deliu-Kodra tha se qytetarët janë me të drejtë të dekurajuar me deklaratën e komisionarit evropian për Zgjerim Johaness Hahn se nuk do të ketë heqje të regjimit të vizave deri në vitin 2020.

Ajo theksoi se është lajm i keq që Kosova nuk është pjesë e agjendës për heqjen e vizave këtë vit, pasi  liberalizimi i vozave do të sillte Kosovën më afër BE-së dhe do të lehtësonte udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të Zonës Shëngen.

Deliu-Kodra: S’ka rrezik për migrim masiv

“Ka një numër i shteteve se Kosova do të jetë vatër e migrimit dhe qytetarët do të lëvizin në një pjesë të këtyre shteteve. Kosova ka bërë progres sipas raportit të Eurostatit dhe nuk figurojmë në mesin e 30 vendeve që paraqesin rrezik për migrim dhe ua kemi bërë të qartë miqve tanë”, tha Deliu-Kodra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat