Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar fotografinë nga pjesëmarrja e ceremonisë së varrimit të ish-presidentit amerikan, Geroge H.W Bush.
Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Bush ia kushtoi tërë jetën atdheut dhe lirisë. Dhe liria e pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike e tij.
Ja postimi i tij në Facebook:
Bashkë me liderë botërorë, sot mora pjesë në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H. W. Bush, që u mbajt në Katedralen Kombëtare në Uashington. Presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë. Deklaratat e fuqishme të ish-presidentit Bush ishin frymëzim në vitet e 90-ta për jetësimin e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H. W. Bush.