Ish komandanti i Koshares me thirrje publike për Haradinajn: Mos të abuzohet me qytetarët..

Aktuale

Ish komandanti i Koshares me thirrje publike për Haradinajn: Mos të abuzohet me qytetarët..

Nga: N.A Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:29
Komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha

Komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në facebook ka dalur me thirrje publike për kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj pas vendosjes së taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

Berisha ka bërë thirrje që Mos lejoni të abuzohet me qytetarët përmes çmimeve pas taksës 100 %.

Tutje, Berisha ka thënë se duhet një politikë unike e harmonizuar me partnerët kyç strategjik me theks SHBA dhe interesat teknike - politike të vendit tonë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Thirrje publike:

Zotëri Kryeministër i vendit!

Pas kthesës së madhe që demonstruat në politikbërje, mos lejoni të ndodhin këto gjëra:

1. Me vendosjen e taksës 100%, ndaj produkteve që vijnë në formën e mallrave për tregtim nga Serbia (masë mbrojtëse ndaj produkteve vendore dhe prioritetizim në stimulimin e zhvillimit të tregtisë me vende partnere strategjike të kombit tonë dhe rritja e prodhimit vendor);
- Mos lejoni të abuzohet me qytetarët përmes çmimeve!
- Nxjerrini në teren inspektoret tatimor dhe tregtar, që të inspektojnë ngritjen abuzuese të çmimeve nga tregtarët, prodhuesit vendor dhe tergovacet e fuqishëm që Kosovën e kanë shndërruar në treg të mallrave Made in serbe edhe ne fushën e shëndetësisë/farmaceutik, pa menduar asnjëherë që të investojnë në prodhim Made in Ilir e ma i mire;
- Si masë reciprocitetit shtetëror të iu ngrit’ni taksen dhe tatimoini në proporcion me ngritjen e çmimeve;

2. Mos bini në lajthitje që këto veprime dinjitoze shtetërore (mos ulja në bisedimi përfaqësim shtetëror të barabartë me Serbinë dhe pa ndërmjetësim të sponzorizuesit të lirisë dhe shtetit tonë SHBA, krijimi I pavarësisë energjetike me investim në prodhim, procedimi i ligjeve për Forcën dhe taksa 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia, që i lëshoi me këmbë në tokë lidershipin serb) 
- Të mos jenë “paramashtrim për mashtrimin e madh” për krijimin e ambientit politik, për implementimin marrëveshjeve të nënshkruara në dëm të interesave dhe integritetit territorial e politik të vendit që vijnë ndesh me parimet deklarative në politikbërjen tuaj qeverisëse;
Nga burime publike ndërkombëtare, “kabllogramet” po tregojnë qartë se shprehjet teknike lidhur me përmbylljen e procesit politik me serbin lenë shumë hapësirë dyshimi për dëmtim të tërësisë territoriale të Kosovës, nga bisedimet e pa monitoruara nga parlamenti i Kosovës, të zhvilluar në takimet bilaterale të Brukselit dhe forume tjera ndërkombëtare;
- Me kërkesë ti drejtoheni KFOR që të mare masat e nevojshme lidhur me sigurinë e territorit të Kosovës kompetencë që i gjeneron nga Kombet e Bashkuara, lidhur me dyshimin e bazuar që pas largimit te Rakiçit në Mitrovicë kanë me u rikthye “rojat e urës” ose formacione tjera kriminalo-ushtarake dhe paraushtarake me e nxjerr territorin prej kontrollit civil kosovar, me e qite faktorin shqiptar para aktit të kryer dhe me i shkëmbye ose uzurpua territoret.- Thjeshte nga perfaqesuesit relevant shtetror të Serbisë dhe Kosovës, janë ka i krijojnë të gjitha parakushtet që atje të ndodh Krimeja, me u vendosë forcat ruse si interlokutor midis KFOR dhe paramilitareve serb.- Shpalljen e gjendjes së luftës dhe arrestimin e nënshkruesve të marveshjeve e në dëm të sovranitetit dhe integriteti shtetror, me akuze për tradhti kombëtare. 

3. Disiplinimi i pushtetarëve të Shqipërisë dhe raportit tutorial, keqpërdorues duke e mbivlerësuar pozicionin e tyre dëshpërues në raportet ndërkombëtare, ku e kanë mbyllë çdo derë, dukë shfaqur hapur padurimin për mbështetjen integruese ndaj Kosovës në përmbylljen e shtetndërtimit, raportet ndërkombëtare.
- Kosova flet me gjuhen e vet shtetërore institucionale dhe në raportet ndërshtetërore ndërkombëtare ka një partner strategjik, ai është SHBA. 
- Nuk është as në traditën tonë të na shahen miqtë tanë në sofrën tonë, nga kushdo qoftë ai që i është shtruar.

4. Kujdes nga deklaratat thirrëse te personaliteteve ndërkombëtare, për tërheqje nga politikat shtet bërëse të dorës së fortë.
- Politikat shtetërore dhe ndërkombëtare në USA i bën Senati dhe Senatoret, i përfaqëson Presidenti i vendit, pas kalimit të sistemit filtrues trio;
- Pas përvojës së hidhur të tërheqjes suaj nga çështja e demarkacionit me Malin e Zi, që doli një kauze fiktive dhe që po kalon kushti dyvjeçar i rishikimit, tërheqja tani do të jet jo vetëm fundi tragjik juaji në politikë por edhe dëmi i parikuperueshëm në rrugëtimin shtetndërtues të Kosovës.
- Përndryshe, kjo do të bënte dëmin e madh historikë ndaj interesave të Kosovës dhe pritjeve të popullit;

5. Takimi i ministrave të punëve të jshtme, të vendeve anëtare të NATO, deklaratat e SP/NATO, për mosprocedim parlamentar me Ligjet për Forcën, kthejnë shigjetat e përgjegjësise kah Ministri e Zvkryeministri për punë të jashtme dhe vet Presidenti i vendit për moskryerje të detyres apo kryerje të gabuar. Kjo është tregues i mos sinkronizimit të veprimeve politike brenda institucionale vendore dhe në raport ndërkombëtare. Kjo po ashtu është tregues se diplomacia kosovare e karakterizuar me nivel te ultë profesionalizmi e përvoje, ka dështuar në misionin e vet.
- Është koha e fundit që të instalohet trinomi parimeve institucionale në udhëheqje, Transparencë, Lloogaridhënje dhe Përgjegjësi.
- Të intensifikohet efekti i Ligjit për VETING. Shërbimet destruktive anti Kodovë, do bëjnë përpjekje që të zbresin nivelin e identifikimit të "heronjëve" nga niveli i presidences në parlament, për ta deshtuar procesin politik të shtetbërjes.- Në Bashkimin Evropian, nuk ka një format unik institucional të ndërtimit të politikave. Vendimmarrja është e ndarë në disa pjesë dhe qendra vendosësh, sa që po e vënë në dilemë edhe vet ekzistimin e BE.
Frustrimet individuale të kujtdo personalitet ndërkombëtare qëndrimet e të cilit po ashtu determinohen nga interesa që mund të mos jenë në harmoni me interesat tona shtetërore, nuk duhet të determinojnë politikbërjen shtetërore.
Prandaj, duhet një politikë unike e harmonizuar me partnerët kyç strategjik me theks SHBA dhe interesat teknike - politike të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat