Bytyqi: Kosova ka nevojë për modelin e arsimit gjerman - Bota Sot
Bytyqi: Kosova ka nevojë për modelin e arsimit gjerman

Aktuale

Bytyqi: Kosova ka nevojë për modelin e arsimit gjerman

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:30
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi njofton se bashkë edhe me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kanë takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Kristian Heldt dhe udhëheqësin e projektit CDBE të GIZ Boris Scharlowski më të cilët kanë biseduar për zhvillimet në arsim.

Bytyqi ka bërë ditur se në këtë takim u theksua rëndësia e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman.

Postimi i Bytyqit:

Bashkë me kryeministrin Haradinaj, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Kristian Heldt, si dhe udhëheqësin e projektit CDBE të GIZ, z Boris Scharlowski , zhvilluan një takim të përbashkët, ku biseduam për zhvillimet në arsim, prioritet në këtë sektor si dhe bashkëpunimin me GIZ –in, në realizimin e objektivave.

U theksua nevoja e angazhimit permanent të të gjithë faktorëve në përmirësimin e arsimit, rëndësinë e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së.

Bashkë me kryeministrin falënderuam ambasadorin Heldt dhe z. Scharloëski për kontributin e shtetit gjerman dhe organizatës GIZ, në ngritjen e cilësisë së arsimit, si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Në këtë takim diskutuam edhe për rritjen e buxhetit për 12 për qind për vitin 2019, si hap i parë në përmirësimin e arsimit në vend. Gjatë këtij takimi, gjithashtu folëm edhe për nevojën e angazhimit maksimal për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional dual (ndërlidhja e mësimit teorik me atë praktik) sipas modeleve dhe praktikave gjermane dhe të vendeve tjera evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test