Ish-ushtari i UÇK-së Astrit Shabani është intervistuar nga hetuesit e Speciales - Bota Sot
Ish-ushtari i UÇK-së Astrit Shabani është intervistuar nga hetuesit e Speciales

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së Astrit Shabani është intervistuar nga hetuesit e Speciales

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 18:16
Astrit Shabani

Një tjetër pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e një personi nga komuniteti serb dhe dy personave të tjerë nga komuniteti rom.

Bëhet fjalë për Astrit Shabanin, i cili është i dënuar nga UNMIK-u për vrasjen pesë personave, ndër ta katër qytetarë romë dhe një shqiptar, Murat Krasniqin.

Ai po vazhdon ta vuaj dënimin me 20 vite burgim. Megjithatë, më 27 nëntor të këtij, është intervistuar në Burgun e Dubravës, nga hetuesit e Prokurorit të Specializuar.

“Ata pretendojnë që Astriti si pjesëtar i UÇK-së, së bashku me pjesëtar të tjerë kanë kryer këto veprime në qershor të vitit 1999. Hetuesit dyshojnë se serbi dhe dy romët janë rrëmbyer në Prishtinë dhe janë dërguar në shtabin e Llukarit, pastaj kinse janë maltetuar dhe zhdukur”, kanë thënë burime të KosovaPress-it.

Përndryshe, deri tash dihet që ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ka njoftuar se është ftuar që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë, si dhe një figurë tjetër e lartë e UÇK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test