Pas përfundimit të misionit të Angela Merkelit, Partia Kristiane Demokrate e Gjermanisë e ka zgjedhur pasardhësen e saj. Në këtë pozitë u zgjodh zonja Annegret Kramp-Karrenbauer.
Lidhur me ketë, Artan Murati nga KDI përmes një statusi në facebook thotë se një epokë e një gruaje të fuqishme përfundoj në Gjermani; Angela Merkel dha paraqitjen e fundit si shefe e CDU-së.
Me tej, ai thotë se një gruaje tjetër e fuqishme, merr hapat e parë sonte, Annegret Kramp-Karrenbauer zgjidhet kryetare e re e partisë.
“Një epoke e një gruaje të fuqishme përfundoj në Gjermani: Angela Merkel dha paraqitjen e fundit si shefe e CDU-së. Një tjetër epoke, poashtu e një gruaje tjetër të fuqishme, merr hapat e parë sonte. Annegret Kramp-Karrenbauer zgjidhet kryetare e re e partisë”, shkruan Murati në Facebook.