Dardan Sejdiu deklarohet për një koalicion të mundshëm me PDK-në - Bota Sot
Dardan Sejdiu deklarohet për një koalicion të mundshëm me PDK-në

Aktuale

Dardan Sejdiu deklarohet për një koalicion të mundshëm me PDK-në

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:10
Dardan Sejdiu

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se subjekti i tij politik në këtë mandat do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe sipas tij edhe në mandatin tjetër do të mundohet të dërgojë PDK-në në opozitë.

Sejdiu në “Debat Plus” ka thënë se PSD po e dëshmon seriozitetin e saj me praninë në Kuvend kur janë votuar rezoluta të rëndësishme.

“Nuk është punë e PSD-së, që të mbledhë deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes  për të votuar në Kuvendin e Kosovës kundër Qeverisë Haradinaj…Për çdo rezolutë të rëndësishme të opozitës ne po i kemi deputetët në Kuvend ata [LDK dhe Vetëvendosje] jo”.

Sejdiu thotë se nismat e PSD-së në Kuvendin e Kosovës nuk janë mbështetur nga subjektet politike opozitare.

Ai ka ripërsëritur se PSD-ja nuk do të futet në Qeveri dhe qëllimi i tyre është të dërgojnë PDK-në në opozitë.

“PDK-ja janë kapësit e shtetit dhe duhet dërguar në opozitë. Secili subjekt tjetër pos PDK-së është potencialisht partner i yni”.

Deputeti i PSD-së thotë se tema e “Serbisë” i ka marrë oksigjenin Kosovës, pasi sociale kanë mbetur në hije.

“Duhet të heqim qafe njëherë e mirë temën e “Serbisë””, tha ai.

Sejdiu thotë se opozita i ka numrat për të kontrolluar Qeverinë dhe dialogun.

“Me këta numra që i ka opozita mund të kontrollojë Qeverinë. Në momentin kur ne i bëjmë 61 vota e rrëzojmë këtë Qeveri”, tha mes tjerash nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...