Thaçi takohet me Tony Balir, tregon a e mbështet ai marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Aktuale

Thaçi takohet me Tony Balir, tregon a e mbështet ai marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Nga: A.Zh Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:42
Tony Blair dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka treguar se është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair në Londër.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se Blair mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, përcjell Bota sot.

Sipas presidentit, marrëveshja finale mes të dyja vendeve, çon në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e NATO, BE dhe OKB të Kosovës.

“Kam pasur një takim të rendësishëm në Londër me mikun tim Toni Blair. Kontributi i tij ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e NATO, BE dhe OKB të Kosovës”, ka shkruar Thaçi./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat