Këto ishin fjalët e Remit për Gjykatën Speciale tri vite më parë

Aktuale

Këto ishin fjalët e Remit për Gjykatën Speciale tri vite më parë

Nga: D.RR Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:10
Rrustem Mustafa

Ish komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për datën 14 janar 2019. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koci, shkruan “Bota sot”.

Ish-oficerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit, përfshirë edhe komandantin e Zonës, Rrustem Mustafën, ishin dënuar më 2013 nga Gjykata e Prishtinës për krime lufte.

Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte gjetur fajtorë dhe i kishte dënuar me burgim tre eprorët e lartë të UÇK-së: Latif Gashin, i njohur si “Lata”, udhëheqës i shërbimit informativ ushtarak, Rrustem Mustafën, i njohur si Remi, komandant i Zonës së Llapit dhe Nazif Mehmetin, ish-ushtrues detyre i komandantit të Policisë Ushtarake.

E pas votimit nga deputetët e Kosovës për ligjin mbi Specialen, komandant Remi kishte dalur pro kësaj Gjykate, duke thënë se kjo do të pastrojë luftën e UÇK-së dhe asesi ta njollosë atë, përcjell “Bota sot”.

Lexojeni të plotë reagimin e Remit në gusht të vitit 2015

Specialja përtej pretendimeve të periudhës së luftës!
Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt me të përfolurat apo pretendimet e kohës së luftës, për udhëheqësit e luftës për liri.

Në Kosovë, nga ana jonë nuk ka ekzistuar asnjë plan për krime lufte.
Bota demokratike e di këtë.
Gabime individësh ndodhin kudo, por rruga e vetme që këto gabime të trajtohen si të tilla është një vendim kredibil gjyqësor nga një gjykatë kredibile.

Nga ky proces nuk dëmtohet askush,
UÇK – ja, JO,JO e JO.
Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend.
Duke lejuar mundësi, janë përdorur mekanizmat e shtetit për të krijuar kapital të madh në duar të njerëzve jo meritor, monopole të cilat kanë deformuar tregun dhe kanë dëmtuar iniciativën e lirë.
Ligjshmëria duhet të shtrihet në vendin tonë dhe kjo nuk mund të bëhet pa veprimin e një mekanizmi gjyqësor të modelit perëndimor.
Unë besoj se kjo do të ndodhë, pra, do t’i hapet rruga zhvillimit të vendit dhe perspektivës për qytetarët tanë.

Gusht 2015

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat