Kongresisti amerikan ia bën të qartë Kosovës dhe Serbisë: SHBA-të duan marrëveshje paqeje - Bota Sot
Kongresisti amerikan ia bën të qartë Kosovës dhe Serbisë: SHBA-të duan marrëveshje paqeje

Aktuale

Kongresisti amerikan ia bën të qartë Kosovës dhe Serbisë: SHBA-të duan marrëveshje paqeje

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:08
Foto

Interesi i SHBA-ve është që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë me një marrëveshje paqeje dhe të mos sjellë prapa konfliktin e viteve të 90-ta.

Kështu tha sot kongresisti amerikan, Emanuel Cleaver, i cili shtoi se një marrëveshje paqeje, do të ishte shumë e rëndësishme për përspektivën euroatlantike të të dy vendeve, 

“Përpjekjet për paqë janë të nevojshme për të dy vendet. Të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë për përspektivën euroatlantike”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai beson se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë në paqe të përhershme.

Kongresisti amerikan po ashtu tha se përveq me Kosovën, SHBA-të janë të interesuar që të mbajnë raporte të mira edhe me shtetin serb, dhe se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen në bashkëpunim ekonomik.

Deklaratat e kongresistit amerikan vijnë në një periudhe kur SHBA-të kanë dalur haptazi në përkrahje të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kjo pas deklaratave të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test