Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se, ne nuk vuajmë për mungesën e ligjeve kur korrupsionit por për zbatimin e tyre.
Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha shprehet se, sfidë e madhe për Kosovën mbetet funksionimin i brendshëm shtetëror, pra, sipas tij, korrupsioni është pengesa më e madhe për krijimin e një shteti funksional.
Ja shkrimi i Berishës:
Pas përfundimit të procesit të shtetësisë, sfidë e madhe për Kosovën mbetet funksionimi i brendshëm shtetëror. Korrupsioni është pengesa më e madhe për krijimin e një shteti funksional. Ai pengon vendosjen e drejtësisë dhe përmes saj pengon zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin e jetës në përgjithësi.
Ne nuk vuajmë për mungesë të ligjeve kundër korrupsionit por për zbatimin e tyre. Deklaratat populliste duhet të zëvendësohen me rezultate konkrete në këtë problem.
Unë vazhdimisht kam kërkuar përgjegjësi në Kuvend nga institucionet përkatëse për luftimin e korrupsionit si baze mbi të cilin sigurojmë funksionimin e shtetit dhe integrimet euroatlantike të vendit tonë.
Zafa