Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar bashkëluftëtarët e tij nga Batalioni ‘Atalantiku’.
Veseli ka thënë se të njëjtit edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre për ta zhvilluar më shumë.
Tutje, kreu i Kuvendit iu ka bërë thirrje ata që të vijnë në Kosovë për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri.
U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency.
Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.
Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë.
I ftova që bashkë të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që ta shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.