Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë - Bota Sot
Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë

Aktuale

Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 22:28
Ramush Haradinaj

Deklarata e sotme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë, ka zënë vend në mediat prestigjioze amerikane.

Së fundi, “The Washington Post” i ka dhënë hapësirë kësaj deklarate, duke shtuar edhe informatën se ligjvënësit në Kosovë, të premten e 14 dhjetorit do t’i japin dritën jeshile ligjeve që i japin FSK-së, mandatin e Forcës Mbrojtëse.

Ky medium e citon agjencinë e lajmeve Associated Press, e cila më parë publikoi lajmin.

Po ashtu lajmi mori dhenë edhe nga ABC News, WGEM, Charlotte Observer, e të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje formimit të ushtrisë së Kosovës, duke premtuar edhe një ndihmë prej 10 milionë eurosh në makineri, derisa vendet evropiane janë ende skeptike nëse Kosova duhet ta marrë një hap të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...