Komandanti i UÇK-së lutet që të nis lufta

Aktuale

Komandanti i UÇK-së lutet që të nis lufta

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Ish-komandanti i UÇK-së, Ajvaz Berisha ka uruar që nesër të nis lufta, duke komentuar në një shkrim të publikuar në media, ku në të tregohen profilet kriminale të mercenarëve serbë që rrezikojnë destabilizimin e Veriut të Kosovës.

Berisha ka thënë se ishalla nesër fillon lufta, duke shtuar se do të shohim se a jeni trima me ata, si me ne.

“Shumë bukur, normal që këta janë patriotë dhe i mbështetë populli. E ju media tona s’keni lënë gjë të zezë pa shpifur për çdo komandat e ushtar. Tash ishalla nesër fillon lufta ta shohim a jeni trima me ata, si me ne”, ka shkruar Berisha.

Insajderi ka zbuluar se ekziston një grup kriminal, i cili është i përgatitur për destabilizuar pjesën veriore të Kosovës. Ai ka edhe përkrahjen e funksionarëve të lartë të shtetit serb.

Grupi është i përbërë nga kriminelë e mercenarë serbë, të cilat kanë marrë pjesë në luftën e Krimesë përkrahë forcave ruse. Disa prej tyre kanë qenë edhe paramilitarë në luftën e Kosovës.

Ata janë njerëz me përvojë në institucionet e sigurisë së Serbisë dhe përfitues të beneficioneve shtetërore. Shumica prej tyre janë veteran të Serbisë. Po ashtu, ata kanë afërsi me struktura të larta politike dhe të sigurisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat