Haradinaj për FT, i kërkon vëmendje BE-së: Ballkani mund të destabilizohet - Bota Sot
Haradinaj për FT, i kërkon vëmendje BE-së: Ballkani mund të destabilizohet

Aktuale

Haradinaj për FT, i kërkon vëmendje BE-së: Ballkani mund të destabilizohet

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Kryeministri Haradinaj

Kryeministri Haradinaj ka thënë se kanë filluar të merren masa kundrejt Serbisë, pasi zëri i Kosovës nuk është dëgjuar sa duhet në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për “Financial Times”, Haradinaj ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë nuk ishte nga arroganca, por pasi s’kishte rrugë tjetër.

Haradinaj i ka kërkuar BE-së që t'i marrë më seriozisht aspiratat e Kosovës për anëtarësim në union, për të evituar destabilitetin në rajon. Shefi i Qeverisë akuzon Serbinë se po zbaton interesat e Rusisë, për të sjellë tensione në rajon.

FT shkruan se këto komente të kryeministrit të Kosovës vinë në një kohë tensionesh të larta mes Kosovës dhe Serbisë. Këtu përmendet projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri, që do të hidhet në votim më 14 dhjetor.

“Ne nuk e kemi bërë për arrogancë, por sepse nuk kishim zgjedhje tjetër”, ka thënë kryeministri për FT.

“Ne jemi ankuar në Komisionin Evropian gjithë këto vite që Serbia nuk po e respektonte CEFTA-n, nuk po i respektonte marrëveshjet e Brukselit dhe nuk po i respektonte premtimet e tjera të dhëna në tavolinë, por ata nuk ishin shumë të fokusuar te ne”, ka shtuar ai.

Kryeministri ka thënë se ideja e lëvizjes së kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ka qenë “një plan i rrezikshëm për rajonin”.

Ndërsa, Financial Times planin e ndarjes e përshkruan si ide të nisur nga presidenti Hashim Thaçi, Aleksander Vuçiq dhe të disa udhëheqësve evropianë.

Është absurde që ne të angazhohemi në këtë marrëveshje të këmbimeve, vetëm që Serbia ta njohë një fakt – që Kosova është shtet. Ne jemi njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar shefi i Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...