Analisti politik ironizon me Hashim Thaçin: Ka shpenzime të mëdha, i lejohet tregtia e drogës

Aktuale

Analisti politik ironizon me Hashim Thaçin: Ka shpenzime të mëdha, i lejohet tregtia e drogës

Nga: N.H Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:39
I arrestuari dhe Hashim Thaçi

Shoferi problematik i vëllait të Hashim Thaçit nuk po i ndalë problemet me drejtësinë. Pak javë pasi së bashku me shefin e tij, Gani Thaçin, u përshi në rrahjen e drejtorit të Byrosë së Sigurimeve, Enis Qerka të shtunën u arrestua për drogë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Lidhur me ketë ka reaguar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti Rexhep Shahu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Shahu me ironi thotë se njerëzi e shquar e familjet e shquara kanë shpenzime ndaj u lejohet tregtia e drogës, në ketë rast edhe familjes së Thaçit.

“Njerëzi e shquar e familjet e shquara kanë shpenzime ndaj u lejohet tregtia e drogës si familjes së presidentit Thaçi”, shkruan Shahu në Facebook.

Kujtojmë se për këtë rast policia ka dhënë vetëm një njoftim të shkurtër në raportin 24 orësh.

“Lidhur me rastin me date 08.12.2018 janë arrestuar edhe katër te dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe si prova materiale janë sekuestruar: një veturë BMW, disa telefona celular, para etj. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, ka thënë policia në raporton e së dielës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat