Hoxhaj takon James Mattis, ai që i dha bekimin formimit të Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Hoxhaj takon James Mattis, ai që i dha bekimin formimit të Ushtrisë së Kosovës

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Hoxhaj dhe Mattis

Zëvendëskryeministri Hoxhaj takon Sekretarin Mattis, kërkon mbështetjen amerikane për ushtrinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA dhe Karta e Adriatikut në Zagreb ku i pranishëm ka qenë për herë të parë edhe Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis.

Pas takimit të mbyllur disa orësh, Hoxhaj në margjina ka zhvilluar një takim të shkurtër me Sekretarin amerikan të mbrojtjes, Hames Mattis ku temë e veçantë e bisedës ka qenë mbështetja amerikane për ta transformuar FSK-në në Forcat e Armatosura.

Hoxhaj ka thënë se mbështetja amerikane për Kosovën dhe tërë rajonin, si cdo herë, është e domosdoshme.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm i shteteve të Kartës së Adriatikut me SHBA-të ku ishte i pranishëm edhe Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis. Diskutuam për sukseset dhe sfidat e përbashkëta rajonale të sigurisë. Patëm mundësi të shkëmbejmë me Sekretarin Mattis për mbështetjen amerikane dhe veçmas rolin e rëndësishëm që mund ta ketë në tranzicionin e FSK-së në Forcat e Armatosura. E njoftova me progresin dhe rrëfimin e suksesshëm të FSK-së në këto vite që është ngritur me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-së” ka thënë Hoxhaj.

Paradite është zhvilluar takimi i Kartës së Adriatikut-SHBA ku Hoxhaj ka kërkuar edhe mbështetjen e shteteve fqinje për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat