Flet Haradinaj, tregon a mori ftesë nga Specialja - Bota Sot
Flet Haradinaj, tregon a mori ftesë nga Specialja

Aktuale

Flet Haradinaj, tregon a mori ftesë nga Specialja

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 18:41
Daut Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK’së, tash deputet i AAK'së, Daut Haradinaj në një prononcim të shkurtë për ka bërë të ditur se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Megjithëse emri i tij u përfol në listën e atyre se do të thirren në Hagë nga Specialja, këtë po e demanton tash deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj tha shkurtimisht se nuk ka marrë ftesë nga Specialja.

Në këtë fund vit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale, e siç ka raportuar në vazhdimësi ekskluzivisht bëhet fjalë për disa nga fytyrat kyçe të UÇK ‘së.

Tashmë në opinion është bërë i ditur emri i Rrustem Mustafës, Sokol Dobrunës, Nazif Mehmetit e Sami Lushtakut, ndërkaq emrat e dy ushtarëve të thjeshtë për të cilat është në dijeni gazeta, nuk janë zbuluar për opinionin.

Edhe nga Nisma Social Demokrate kanë thënë se lideri i tyre, Fatmir Limaj nuk ka marrë ftesë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, janë votuar në Kuvend të Kosovës, në gusht të vitit 2015. Përmes ligjit të veçantë, këto Dhoma të Specializuara u themeluan për të gjykuar disa krime të caktuara të kryera prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000, brenda territorit të Kosovës.

Ato u krijuan si pasojë e një raporti të zviceranit Dick Marty, që e paraqiti para Këshillit të Evropës në janar të 2011.

Raporti përmban pretendime për krime të rënda, që supozohet t’i ketë kryer UÇK-ja gjatë dhe menjëherë pas luftës së fundit në Kosovës. Të njëjtat supozime u mbështeten edhe në një libër që e kishte shkruar ish-prokurorja e Tribunalit Special, Carla Del Ponte, tri vjet para se Marty ta hartonte raportin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...