Policia e Kosovës ka arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë një të dyshuar, shtetas i Kosovës pasi që i njëjti ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria për në Kosovë reth 720 copa municion (fishekë) të kalibrit 7.62 mm.
Është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.