Vjen alarmi nga eksperti i sigurisë: Agjenturat serbe janë instaluar brenda strukturave qeveritare

Aktuale

Vjen alarmi nga eksperti i sigurisë: Agjenturat serbe janë instaluar brenda strukturave qeveritare

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:13
Ilustrim

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi thotë se brenda strukturave qeveritare janë instaluar agjentura serbe të cilat po prodhojnë dokumente voluminoze për Kosovës.

Kajtazi thotë se, kjo u dëshmua dje nga Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se në baza ditore janë rreth 600 faqe me dokumentacion.

Kajtazi pohon se, nëse është e vërtet kjo që po deklaron Vuçiqi atëherë duhet analizuar me shpejtësi se ku po rrjedhë informacioni i klasifikuar.

Lexojeni shkrimin e Kajtazit:

Se ne çfar niveli eshte e instaluar agjentura serbe mbrenda stukturave qeveritare munde te kuptohet nga dokumentacioni voluminoz qe prodhojne per Kosoven dhe rreth saj sherbimet inteligjente te Serbise, per te cilat Vuçiq thote se ne baza ditore jane rreth 600 faqe.

Prononcim i djeshem i Vuçiqit dhene ne nje konference per shtyp gjate vizites qe i beri Emirateve te Bashkuara Arabe per te faleminderuar per voten e tyre kunder antaresimit ne INTERPOL te Kosoves, flet edhe per kualitetin e keij informacioni.

Prononcimi ka te bej me shqyrtimin e mundesive te Qeverise se Kosoves per te vendosur masa reciprociteti me Serbine. Mos aplikimin e ketyre masave Vuçiq e komenton "se kete nuk e kane bere nga shkaku se ashtu jane bindur, por se dukush ju ka thene"

Ne kushte normale veprimet e ketilla strategjike ne raport me nje shtet armik duhet te merreshin ne kofidence dhe ne masa te rrepta te sigurise. Nese eshte e vertet kjo qe deklaron Vuçiq, ata qe meren me ruajten e informacionit te qeverine e Kosoves duhet te analizojne me shpejtesi te qaren nga ku rrjedh informacioni i klasifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat