Ish-eprori i UÇK-së: Për ketë mjet ushtarak amerikan ka nevojë Ushtria e Kosovës

Aktuale

Ish-eprori i UÇK-së: Për ketë mjet ushtarak amerikan ka nevojë Ushtria e Kosovës

Nga: N.H Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:54
M_1134 Stryker

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka folur Ushtrinë e Kosovës pak ditë para vendimit të autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Dihet se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, krahas nevojës për shtimin e radhëve i cili do të arrij në 8 mijë trupa do të ketë edhe një sistem të avancuar të armatimeve konvencionale mbrojtëse.

Ish-eprori i lartë UÇK-së, ka thënë se M1134 Stryker është një mjet i blinduar amerikan, mjeti ideal edhe për Ushtrinë e Kosovës dhe fatal për armikun.

“M_1134 Stryker një mjet i blinduar amerikan i cili mund të luftoj në çdo teren me çdo tank apo mjet ushtarak armik, armë ideale që do ishte e duhura për Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat