Këto janë krimet e luftës të cilat do të gjykohen nga Gjykata Speciale

Aktuale

Këto janë krimet e luftës të cilat do të gjykohen nga Gjykata Speciale

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:49
Gjykata Speciale

Kuvendi i Kosovës vite më parë, më datën 3 gusht të vitit 2015 kishte votuar me shumicë votash themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pro themelimit të kësaj Gjykatë, kishin votuar 82 deputetë, 5 kishin votuar kundër dhe një deputet kishte abstenuar.

3 vite më vonë kjo Gjykatë është bërë e gjallë, dhe ftesat e para për intervistim vetëm se kanë nisur t’iu dorëzohen personave që kjo gjykatë i ka cilësuar si të dyshuar apo e ka parë të nevojshme dhënien e deklaratës nga ana e tyre.

Kjo Gjykatë është e ngritur mbi qëllimin e gjykimit të krimeve të luftës, por çfarë konsiderohet ‘krim i luftës’ nga Gjykata Speciale më së miri shprehet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ligji 05/L-053 parasheh të gjitha parimet mbi të cilat kjo Gjykatë do të funksionojë.

Pasi që Gjykata Speciale do të veprojë në përputhje me të drejtat ndërkombëtare të njeriut, në nenin 14 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, theksohet se çfarë nënkuptojnë ‘Krimet e luftës’ sipas ‘Të Drejtës Ndërkombëtare’.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat