Detaje të reja për të arrestuarin nga Beogradi

Aktuale

Detaje të reja për të arrestuarin nga Beogradi

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një burrë i nacionalitetit serb është arrestuar nga policia e FSK-së pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë së FSK-së i paautorizuar.

Kështu konfirmoi, Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

Media merr vesh se i arrestuari është rreth moshës rreth 25 vjeçare dhe  i janë gjetur  disa laptopë.

Ndërsa vetura e tij ishte e tipit ‘Passat’, me ngjyrë të kaltër dhe me targa të Beogradit.

Sipas Shalës dyshimet e para tregojnë se personi në fjalë i pa informuar ka hyrë me makinë në parkingun e FSK-së.

Dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar gjatë ditës së sotme në parkingun e objektit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kallxo mëson se ata kanë qenë në një veturë me targa të Beogradit dhe kanë pretenduar se kanë humbur rrugën dhe janë duke e kërkuar ndërtesën e Postës.

Policia dhe FSK nuk e kanë konfirmuar këtë rast deri në momentin e publikimit të lajmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat