Çaktivizohet eksplozivi afër Gazimestanit

Aktuale

Çaktivizohet eksplozivi afër Gazimestanit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Ka marrë fund incidenti me 15 kilogramë eksploziv që Policia e Kosovës e ka gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit.

Eksplozivi që është gjetur në këtë vend është çaktivizuar.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

“Eksplozivi i gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit është çaktivizuar dhe është tërhequr”, tha Beka.

Sipas kryeprokurorit të Prishtinës, zona ku është gjetur eksplozivi tani është nën kontrollin e Policisë.

Imer Beka tha se për momentin Prokuroria nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë incident.

“Ende nuk kemi të dyshuar, të paktën jo ne si Prokurori”, tha Imer Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat