Haradinaj: Nesër gëzohen edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, edhe ushtarët e Adem Jasharit

Aktuale

Haradinaj: Nesër gëzohen edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, edhe ushtarët e Adem Jasharit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 22:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për votimin e ushtrisë së Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i paraparë të ndodhë të premten, më 14 dhjetor.

Ai ka thënë se të gjithë në Kosovë do t’i gëzohen bërjes se vendit me ushtri të mirëfilltë.

“Mendoj që është një gëzim i papërshkrueshëm, edhe i imi, edhe i bashkëluftëtareve, i popullit tonë”, është shprehur Haradinaj.

“Mendoj që nesër gëzohen edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, edhe ushtarët e Adem Jasharit”, ka deklaruar ai.

“Edhe ata të Ymer Prizrenit, edhe të Gjergjit, edhe të Gonxhe Bojaxhiut. Ose, të ilirëve”, ka shtuar Haradinaj.

“Nesër gëzohen edhe gjenerata e NATO’s, e të rinjve”, ka thënë kryeministri kosovar.

“Është një gëzim i madh... mendoj që është një diçka, po them ashtu, e mijëra vjetëve”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat