Avokati tregon pse mungoi Sami Lushtaku në seancë

Aktuale

Avokati tregon pse mungoi Sami Lushtaku në seancë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:48
Sami Lushtaku

Në seancën e sotme ndaj Sami Lushtakut, ky i fundit nuk është paraqitur në sallë. Mungesa e Sami Lushtakut e ka detyruar gjykatësin Beqir Kalludra që të paralajmëroj se nëse nuk vjen herën e ardhshme, atëherë do të kërkohet që ai të sjellët me forcë në Gjykatë.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci tha se Gjykata nuk ka lëshuar fletarrest për Lushtakun.

Koci ka shtuar gjithashtu se mungesa e sotme e Lushtakut në seancë ka qenë me arsye dhe se gjykatësi në fjalë ka qenë i njfotuar për këtë.

“Gjykata nuk ka lëshu fletarrest. Unë i’a kam spjegu në Gjykatë, e kam arsyetu z.Lushtaku, pra e ka pas një arsye, të cilën unë nuk mund ta shpalosi për publikun edhe gjyqtarë ka qenë i informuar, kështu që nuk është lëshu urdhër arrest, por herën e ardhshme nëse nuk shkon ai, atëherë kërkohet ndihma e Policisë. Unë pak pa fillu seanca e kam njoftu gjyqtarin. Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për datën 9 janar të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat