Shala: Nga sot jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje

Aktuale

Shala: Nga sot jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:51
Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala

Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri, tha se për të sot është një ditë e jashtëzakonshme.

Shala madje u shpreh se nga sot është i gatshëm që të jap edhe dorëheqje.

Shala: Jam i gatshëm nga sot të jap dorëheqje

“ Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, si kryetar  i komisionit, por ka qenë  një ditë me fat  për mua  që t’i prezantoj  ligjet e FSK-së, në këtë rast transformimin e FSK-së  në Ushtri. Nga sot jam edhe i gatshëm  dorëheqjet nga  deputeti  në qoftë se kërkohet. Misioni jem  përfundon  me bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem. Këtë e kam kërkuar nga kryetari Limaj, që të jem   kryetar i këtij komisioni, për këtë arsyje, për këtë ditë”, tha Shala.

I pyetur se a i duhet shumë kohë  kësaj ushtrie në shtimin e kapaciteteve, ai u shpreh i bindur që personeli  i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përgatitur.

Shala: Nuk duhet shumë kohë për pajisje

“Personeli i Forcës së Sigurisë është i përgatitur që të kaloj menjëherë, për  këtë arsye nuk duhet shumë kohë  për pajisje tjera... Nuk kemi pasur vërejtje, është planifikuar nga qeveria, normal që kemi donacione edhe nga  shtetet mike  të cilat e kanë ndihmuar që sot  të kemi ushtrinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat