Profesori i Parisit: Me ndihmën e Amerikës u ndal zhbërja e Kosovës

Aktuale

Profesori i Parisit: Me ndihmën e Amerikës u ndal zhbërja e Kosovës

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Forcat amerikane së bashku me ushtarët e ardhshëm të Kosovës

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se sot me ndihmën e Amerikës u ndal zhbërja e Kosovës.

Sipas profesorit të Parisit, u konfirmua edhe që Kosova nuk është dashur as t’i futet bisedimeve politike me Serbinë pa u konfirmuar definitivisht si shtet me kufij.

Image
Nezir Kraki

“U rikonfirmua shtetësia e saj dhe u dogjën apetitet e pazareve politike të Brukselit kinse për zgjidhje afatgjatë. Sot u konfirmua edhe një gjë: që Kosova nuk është dashur as t’i futet bisedimeve politike me Serbinë pa u konfirmu definitivisht si shtet me kufij, me institucione dhe me ushtri dhe pa u pranu nga te gjitha vendet e BE-se”, ka shkruar Nezir Kraki në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat