(E plotësuar) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq konsideron se Ushtria e Kosovës është formuar në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare.
Madje, Vuçiq u shpreh se Kuvendi i Kosovës ka kundërshtuar edhe kushtetutën e vet për të formuar Ushtrinë e Kosovës.
“Sot, pas shumë vitesh kërcënime, e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës u formua zyrtarisht në mënyrë të paligjshme. Çdo gjë që shqiptarët bënë, e bënë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare dhe me kushtetutën e tyre”, u shpreh Vuçiq.
Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës “është sulm ndajserbëve dhe Republikës së Serbisë”.
“Ne donim paqen, bëmë përpjekje të mëdha për të ruajtur paqen në rajon, gjë që nuk ishte e lehtë. Ne pranuam Marrëveshjen e Brukselit për vitin 2013, duke e ditur se do të jetë një dokument që do t’i referohemi, por pala tjetër nuk do ta respektojë atë. Këtu po vërehet qartë që Kosova e ka mbështetjen e Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë”, ka shtuar ai.
Vuçiq po ashtu deklaroi se prapa votimit të Ushtrisë sëKosovës qëndrojnë tri shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhedhe Gjermania.
Vuçiq i drejtohet publikut pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut sonte pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Kreu i shtetit serb pritet t`i adresohet publikut në orën 20:00.
Kosova sot miratoi pakon e projektligjeve që transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.