Molliqaj pas miratimit të Rezolutës: Tani do të kenë rol edhe ata që nuk japin alternativa

Aktuale

Molliqaj pas miratimit të Rezolutës: Tani do të kenë rol edhe ata që nuk japin alternativa

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:29
Dardan Molliqaj

Deputeti nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke iu referuar votimit të sotëm në Kuvend për miratimin e Rezolutës për negociata me Serbinë, ka thënë se tani vendimmarrja iu kthye qytetarëve të Kosovës.

Molliqaj ka thënë se tani do ta kenë rol vendimmarrës në këtë proces edhe deputetët që vazhdimisht ankohen por nuk japin alternativa.

Postimi i plotë:

Edhe ata që vazhdimisht vajtojnë dhe nuk japin alternativa, në ndërkohë që negociatat vazhdojnë nga një individ i vetëm dhe pa platformë, do të kenë rol vendimmarrës për marrëveshjen përfundimtare.

Pa votimin e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës, marrëveshja përfundimtare nuk kalon, e këto vota nuk bëhen pa dy partitë tjera opozitare. Për më tepër, është hera e parë që qytetarët e vendit do të vendosin vetë për miratimin ose jo të rezolutës përmes referendumit. Ndërsa ekipi negociator do t’i raportoj vazhdimisht Komisionit Parlamentar për rrjedhën e negociatave.

Kjo është një fitore e madhe e PSD-së dhe e qytetarëve të Kosovës. Asnjë individ apo parti nuk mund të vendos për vendin tonë. Këtë vendim e ka në duar qytetari i vendit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat