Thaçi arrin në Nju Jork, përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Aktuale

Thaçi arrin në Nju Jork, përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka arritur në Nju Jork, ku rreth orës 21:00, sipas kohë sonë, do të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandati të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Në Këshillin e Sigurimit, presidenti Thaçi do të flasë edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, si dhe për angazhimin për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon.

Arritjen e Thaçit në Nju Jork e ka konfirmuar edhe kabineti i tij.

Një ditë më parë, në një konferencë për media, Thaçi ka theksuar se vendimi i Kosovës për ushtrinë është i pakthyeshëm. Ai ka theksuar se FSK-ja do të jetë një forcë mbrojtëse dhe shumetnike.

Pritet që mbledhja e sotme të jetë e mbyllur për publikun në Këshill të Sigurimit të OKB-së, përkundër kërkesës së Serbisë dhe Rusisë që ajo të jetë e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat