LDK reagon pas letrës së BE-së drejtuar Haradinajt

Aktuale

LDK reagon pas letrës së BE-së drejtuar Haradinajt

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:35
Avdullah Hoti

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.

Media më herët ka publikuar një letër të cilën përfaqësues të BE-së i kanë shkruar kryeministrit Ramush Haradinaj ku thuhet se Presidenti Hashim Thaçi udhëheq me dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat