Zaimi interpreton letrën e presidentit Trump, zbulon marrëveshjen e fshehtë të Thaçit me Vuçiqin

Aktuale

Zaimi interpreton letrën e presidentit Trump, zbulon marrëveshjen e fshehtë të Thaçit me Vuçiqin

Nga: A.M. Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:48
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi  ka zbërthyer letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump përmes një postimi në Facebook.

Ai ka cekur se letra e Trump është e shkruar një ditë para votimit të rezultues së PSD-së në Kuvendin e Kosovës, si dhe aludon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë punuar fshehurazi me presidenti serb, Aleksandër Vuçiq për një marrëveshje .

Postimi i plotë:                                                                                                         

Letra nga ShBA, e publikuar nga Hashim Thaçi, mban datën 14 dhjetor, një ditë para votimit të “grupit negociator”.

Ajo letër përmend një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila kurrë s’paska qenë më afër, ndërsa po ashtu përmend se në këtë moment duhet vetëm unifikim pas presidentit Thaçi.

Kjo nënkupton:

1- që Thaçi, jashtëligjshëm dhe fshehurazi, tashmë ka punuar me Vuçiqin për një marrëveshje, dhe e kanë dakorduar atë.

2- që Thaçi i vetmuar nuk ka patur legjitimitet, dhe i është dashur “unifikim” pas vetes. Këtë unifikim ia dhuroi rezoluta e PSD dhe “grupi negociator”.

3- që “grupi negociator” dhe “ligji” janë vetëm paketime, që nuk do të kenë asnjë ndikim, përveç fuqizimit të Thaçit.

Mos po afron momenti që opozita të fillojë të përgatitet për protesta mbarëpopullore kundër marrëveshjes së fshehtë e të paligjshme të Thaçit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat