Zyrtari policor, Afrim Karaxha, ishte raportuar se është suspenduar nga puna me dyshimin se ka zbuluar për media që Shpëtim Maxhuni, djali i Shpend Maxhunit, shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, është përfshirë në një rast penal.
Por drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se nuk ka qenë kjo arsyeja e suspendimit.
“Nuk është suspenduar se ai i ka njoftuar mediat për rastin, por se ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin e të dhënave”.
“Ai ka hyrë disa herë në këtë sistem dhe të gjitha ato i ka arsyetuar, por nuk ka mundur ta arsyetojë edhe një hyrje 18-sekondëshe. Pasi këto informata janë shumë të klasifikuara, është konstatuar se ai i ka nxjerrë disa nga ato”.
Kështu ka thënë Qelaj para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.