Ranglista e ushtrive më të fuqishme në botë, ku do të renditet Kosova

Aktuale

Ranglista e ushtrive më të fuqishme në botë, ku do të renditet Kosova

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:01
Ushtria e Kosovës

Kuvendi Kosovës të premten miratoi tri ligjet të cilat i hapin rrugë transformimit tëFSK-së në Forcë Ushtarake. Ky moment historik u prit me shumë emocione nga të gjithë, ku në disa komuna pati edhe atmosferë festive.

Mirëpo, transformimi i FSK-së në ushtri do të kalojë në disa faza e cila mund të zgjasë në disa vite. E buxheti i ndarë për FSK-së e cila do të operojë me mision të ri, atë të mbrojtjes, këtë vit do të jetë 53 milionë euro.

Sipas projekt-buxhetit aktual, ky buxhet për çdo vit do të shtohen nga 5 milionë euro, përkatësisht në vitin 2019 do të jetë 58 milionë euro, për vitin 2020, 61 milionë ndërsa për 2021 buxheti do të jetë 66 milionë euro.

Ndërsa, me mandatin e ri që i është dhënë FSK-së, parashihen që të ketë 5 mijë ushtarë aktiv dhe 3 mijë rezervë.

Mirëpo, ku do të renditet Kosova krahas ushtrive të vendeve të botës për sa i përket fuqisë ushtarake.

Globafirepower është faqja e specializuar e cila bën rangimin e gjitha ushtrive të shteteve të botës, për sa i përket fuqive të tyre dhe nxjerr rezultatet duke u bazuar në gjithë faktorët matës.

Në këtë faqe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën, të ndjekur nga Rusia, Kina, India, Franca e të tjera vende.

Ndërsa, Serbia është e renditur e 78 në listë, kurse Shqipëria e 86. E në vendin e fundit është Bhutan, përkatësisht në vendin e 136.

Faqja ‘Globalfirewok’ bën renditjen e vendeve duke u bazuar në fuqitë ushtarake
Sipas kësaj faqe, Shqipëria ka 64 mijë ushtarë, prej tyre 50 mijë aktiv ndërsa 14 mijë personel rezervë.

Image

Ndërsa, Bhutan që është vendi i fundit në këtë listë ka 7 mijë e 500 ushtarë, të gjithë aktivë e asnjë rezervë.

Kurse, Serbia ka 90 mijë ushtarë, prej tyre 40 mijë aktive, ndërsa 50 mijë të tjerë rezervë.

Në këtë renditje, pritët të hyjë edhe Kosova me ushtrinë e saj, mirëpo, në cilin vend, mbetët të shihet.

Sipas ekspertit të sigurisë, Ramadan Qehaja, fuqia ushtarake e një shteti nuk matet vetëm me numrin e ushtarëve.

“Unë mendoj se edhe Kosovës do t’i vijë radha që të futët në këtë listë e se ku nuk e di…nuk mund ta parashikoj. Por, unë mendoj se fuqia e një ushtrie të një shtetit nuk matët vetëm me numrin e trupave ushtarakë, përkatësisht, numrin e ushtareve, por matet me fuqinë ushtarake që mund të formësoj ajo dhe matet me shumë çështje të tjera të cilat kanë të bëjë me doktrinën e atij shteti, me stërvitjet e moralin e ushtarëve që e ka, për çka përgatiten, a përgatitën për mbrojtjen apo për sulm.

A kanë synim okupimin e territoreve të huaja, apo kanë synim mbrojtjen e territorit të vet e shumë çështje të tjera. Prandaj, unë kujtojë se në momentin aktual, ne numerikisht jemi një ushtri e vogël, për shkak të pamundësisë për diçka të madhe, rrethanat financiare e ekonomike.

Kjo do të thotë për synim kemi vetëm mbrojtjen e që do të kemi në të ardhme jo të largët, këta ushtarët që parashihet të gatshëm për veprim ushtarak, do të mobilizohen…”, ka thënë Qehaja.

Të premten u miratuan tri projektligjet të cilat mundësojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri. Projektligji i parë është ai informimit të Ministrisë së Mbrojtjes, i dyti për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji i fundit i votuar është ai për shërbim në FSK, i cili u votua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo ushtri do të këtë mision mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë, duke kontribuar në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat