Taksa 100 për qind, Haradinaj: Nuk kemi tema të hapura me Bosnjën - Bota Sot
Taksa 100 për qind, Haradinaj: Nuk kemi tema të hapura me Bosnjën

Aktuale

Taksa 100 për qind, Haradinaj: Nuk kemi tema të hapura me Bosnjën

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e fundvitit të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, foli edhe për taksën dhe marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën, duke thënë se bashkëndjen me Bosnjën, pasi është një vend që meriton respektin dhe partneritetin.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se vendosja e masës 100 për qind ndaj mallrave edhe të Bosnjës nuk është marrë për të lënduar marrëdhëniet ndërmjet popujve e vendeve, por një veprim i caktuar, për një situatë të caktuar, që ka të bëjë me marrjen e njohjeve.

“Dëshirojmë që përmes veprimit që kemi ndërmarrë që Serbia të na njohë. Ata kanë nevojë për tregun tonë, ne për njohje, dhe po ashtu dëshirojmë t’ia lehtësojmë edhe Bosnjës që nesër të marrë një vendim për njohje për Kosovën, sepse ne nuk kemi tema të hapura me Bosnjën dhe nuk dëshirojmë t’i lëndojmë me këtë vendim”, tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...