Në komunat me shumicë serbe raportohet për një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve për të votuar. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto komuna pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë mbi 80%, derisa...
Avokati Tomë Gashi ka thënë se KQZ i mbeti besnike atyre që shkuan, e kurrë mos u kthefshin. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se KQZ nuk dërgoi as fletëvotime të mjaftueshme, pasi e dinte për kë do...
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing se numri total i votuesve do të kalojë shifrën e 900 mijë personave. Ai ka thënë se pritet që të ketë votim masiv nga mërgata. Latifi po ashtu tha se numri i...
Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbyllën në orën 19:00. Pjesëmarrja e votuesve deri në këtë kohë ka qenë mbi 46 për qind, bëhet e ditur në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. E shume...
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai thotë se pavarësisht rezultateve finale, një gjë është e qartë legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja...
Exit Poll-et e televizioneve vendëse e kanë pozicionuar Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me rreth 50 për qind. Pas kësaj vjen edhe reagimi nga LDK-ja, kështu Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një shkrimi në Facebook ka...
Ehat Miftaraj ka thënë se u mbajtën zgjedhje të lira dhe demokratike, populli foli e dërgoi mesazhin më të qartë të mundshëm. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se formimi i institucioneve duhet të jetë...
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje në qytetin e Skenderajit me 96,42 për qind të votave të përpunuara është 40,36 për qind. Kjo është një përqindje e ulët krahasuar me daljen në zgjedhje të...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për gjysmë ore konferencën e katërt për sot të cilën e kishte paralajmëruar për në orën 19:30. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi e ka konfirmuar këtë. Ai ka...
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka postuar fotografin me djalin e Hashin Thaçit dhe të Kadri Veselit. Në mbishkrimin e fotografisë, Hoxhaj shprehet: “Me djemtë e heronjve të gjallë të luftës dhe të...
Kandidati për deputet nga VV, Fitim Uka, ka thënë se referendumi konfirmohet zyrtarisht sonte. Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar qytetarët e Kosovës, derisa ka ftuar administratën e Kuvendit, që të krijojë hapësirën...
Publicistja Kimete Berisha, në një postim në Facebook ka uruar fitoren e VV-së. Ajo thotë se “lufta ishte e jona, por fitorja jonë është e të gjithëve”. Ndër tjera ajo në mënyrë figurative thotë...
Profesori Bujar Dugolli ka numëruar në Pressing parregullsi që thotë të kenë ndodhur në ditën e zgjedhjeve në vend. Ai thotë se rreth 900 mijë qytetarë kanë kryer të drejtën e votimit. “Për djalje në...
Lëvizja Vetëvendosje pas Prishtinës e ka nisur edhe festën edhe në Pejë. Media ju sjell pamje nga festa e Vetëvendosjes. Tani ka përfunduar edhe procesi zgjedhor për zgjedhjet e jastëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit. Nga...
Analisti Albert Krasniqi ka thënë se ka numër historik të votave nga diaspora për këto zgjedhje. Sipas tij, kjo do të ndryshojë rezultatin. Ai ka thënë se nëse bazohen në zgjedhjet e kaluara Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rreth...
Qytetarët në Dragash kanë pasur më së paku interesim për të votuar, sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Dragash, vetëm 31,64% e atyre që kanë pasur të drejtë të...
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 46 për qind e votuesve të regjistruar. Sipas 92 për qind të votave të përpunuara i bie që në këto...
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka deklaruar se projeksioni i Ktv ishte i pritshëm mirëpo sipas tij, nëse konfirmohet zyrtarisht, rikonfirmohet vullneti i qytetarëve. Shasha ka thënë se debati në këto zgjedhje ishte për të...
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook, pas mbylljes së vendvotimeve shkruan se po rrezikojnë të marrin përgjegjësinë. Ai ka thënë se do të ecim bashkë tutje...
Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se po bëhet qeveria “Kurti 2”. Ai ka thënë se me votat e mërgatës dhe votat me kusht, do të formohet qeveria nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot. “Shtoni...
Aktivisti Rron Gjinovci pas publikimit të exit-polleve të para pas zgjedhjeve të sotme mendon se partia e Albin Kurtit mund të marrë deri në 60 deputetë. “Nëse Albanian Post dhe e UBO’s janë të sakta kur të...
Të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë tashmë janë mbyllur. Deri në këto momente atmosfera në selinë e LDK-së është e qetë. Ndryshe, Deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme pritet që Komisioni...
Shumë qytetarë të Kosovës po presin për të votuar. Kështu ka bërë të ditur zyrtari i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se të gjithë do të votojnë, përcjell...
Zyrtarja e VV-së, Arbërie Nagavci ka uruar fitoren e VV-së, ndonëse ende zyrtarisht KQZ-ja nuk e ka konfirmuar. Ajo ka falenderuar të gjithë votuesit. Postimi i plotë: Urime të dashur njerëz të mirë të këtij...
Kandidati për deputet Haxhi Avdyli nga lista e përbashkët e Vjosa Osmanit dhe Lëvizja Vetëvendosje, në momentin kur janë mbyllur vendvotimet ka thënë se rezultatet spektakulore po na presin. Ai shkruan poashut se duhet qëndruar të qetë...
Të gjitha exit-pollet e kanë nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve. Xhelal Sveçla nga VV-ja ka uruar qytetarët për fitoren. “Urime populli im i dashur!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. Në...
Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, fituese të zgjedhjeve, përcjell Bota sot. Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar që të jetë një periudhë e ndritshme për Republikën. Postimi i...
Nisma Socialdemokrate ka reaguar për rezultatet e Exit polleve duke mos kaluar pragun kjo e fundit. Sipas saj, Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e...
Në EXIT POll-in e realizuar në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53 për qind. Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë...
Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07:00, janë mbyllur në ora 19:00 në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas të dhënave të fundit...
(E plotësuar 21:15) - Vetëvendosje e kall edhe në Drenas, ja pamjet Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën edhe në Komunën e Drenasit. Mbështetës të shumtë të LVV-së kanë ndezur qiellin e Drenasit, me fishekzjarre,...
Analisti politik, Krenar Shala, përmes një postimi në Facebook ka thënë se VV-ja tashmë sigurt e tejkaloi numrin prej 61 deputetësh, ndërsa për LDK-në është befasi e këtyre zgjedhjeve. Kurse për PDK-në, do të...
Instituti PIPOS ka publikuar të dhënat nga sondazhi i kryer sot. Sipas këtij instituti Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41.8 përqind, PDK me 16.5 përqind, LDK 15.2 përqind, AAK 7.2 përqind dhe Nisma 2.6 përqin. Sipas kësaj...
1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputet në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të...
Kompania UBO Consulting ka publikuar në Dukagjin EXIT Poll-in e saj, të realizuar sot në teren., përcjellë "Bota sot". Sipas tyre, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje. Në vendin e dytë është...
Baton Haxhiu ka shpjeguar Exit Polli i cili pritet të prezantohet pas mbylljes së votimeve. Ai tha se pas orës 15 :30 deri në 18 :30 kanë ndryshuar pozita e partive për vendin e dytë dhe të tretë. Haxhiu tha se ky ndryshim erdhi pas votave në...
Një qytetar nga komuna e Prishtinës është ankuar se komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ia kanë mohuar atij të drejtën e votimit. Qytetari Kushtrim Demiri, deklaroi se ai paraprakisht kishte asistuar për nënën tij e...
Analisti Jusuf Thaçi thotë se prej dy orësh mbi 200 qytetarë po presin për të votuar në një qendër votimi në Prishtinë ku janë harxhuar fletë-votimet. Një gjë e tillë, sipas tij, është e papranueshme pasi po...
Gazetari Berat Buzhala ka publikuar dje një video në rrjetet sociale me mbishkrimin “Nesër në ora 6.59 në mëngjes, diaspora para qendrave të votimit”. Në këtë video, Buzhala shfaqet duke vrapruar drejtë derës, kinse për...
Publicisti Baton Haxhiu thotë se në këto zgjedhje do ketë ndryshim të rezultatit në disa bastione. Ai shton se pritshmëritë po përmbushen por se 45 mijë votat e diasporës do të ndryshojnë...
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror Zgjedhor, ka deklaruar se përkundër ankesave, nuk ka mungesa të fletëvotimeve për votimet e rregullta. “Nuk ka mungesë të fletëvotimeve. Po flasim vetëm për votimet me...
Edhe 45 minuta kanë mbetur për të përfunduar zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Mirëpo, në disa qendra të votimit sikurse në “Ali Sokoli”, “Hasan Prishtina” dhe në “Dardani” në Prishtinë po mungojnë...
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, në konferencën për media të orës 18:00, ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë orën e fundit për të votuar. Haziri tha se të gjithë komisionerët dhe...
Një 101 vjeçare ka votuar në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës. Drejtori i Shkollës Fillore në këtë fshat, Arben Bytyçi ka postuar një fotografi në faqen e tij në facebook me votuesen me të vjetër...
Kanë mbetur edhe 1 orë kohë deri në mbylljen e kutive të votimit në tërë territorin e Kosovës. Sipas rrjetit të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se deri në ora...
Ka mbetur edhe një orë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e sotme parlamentare. Në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, dalja në zgjedhje është 44,5 për qind deri në ora...
Analisti politik, Shkëlzen Gashi, në një postim në Facebook ka treguar se ka votuar tashmë. Ai thotë se përmes votës së tij, e ndëshkoi sundimin dydekadësh. Gashi bën thirrje që të votohet në atë...
Po vazhdon procesi i votimit në Kosovë, teksa kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar edhe komunën prej nga vjen. Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, njoftoi se ndodhet në Suharekë. Në...
Në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë kanë votuar rreth 42 përqind e qytetarëve që kanë të drejtë vote aty. Aty janë pesë vendvotime dhe në orët e më hershme ka pasë...
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve. Gjatë kësaj vizite, Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale...
Si në të gjithë vendin, procesi i votimit është zhvilluar edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës. Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i votimit në këto Qendra Korrektuese, kështu ka...
Ardita Dushi nga Shtabi Qendror i LDK-së në një konferencë për media ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe orët e mbetura për të votuar. “LDK falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për...
Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull deri më tash. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin edhe në kohën e mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve që ta shfrytëzojnë të...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka folur për zgjedhjet e sotme në Kosovë, deklaroi se klasa e vjetër politike në Prishtinë ka frikë nga Kurti. Lauka theksoi se kjo frikë nga klasa e vjetër politike ekziston,...
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se reshjet e pandërprera gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar punën në pastrimin e rrugëve. Mirëpo ai shtoi se puna nuk është ndalur...
Në vendvotimin në shkollën e mesme të ulët “Dëshmoret e Kombit”, në Vraniq të Komunës së Suharekës, një qytetari i është lejuar që të votojë, edhe pse i njëjti në maskë ka pasur...
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Komisioni Qendror Zgjedhor ka paraparë vendosjen e ekipeve mobile të cilat përkujdesen që qytetarët e infektuar me këtë virus të mund të shfrytëzojnë të drejtën e...
Policia e Kosovës është duke përcjellur procesin zgjedhor që po mbahet sot në vend. Me planin policor janë angazhuar gjashtë mijë zyrtarë policorë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në...
Kur kanë mbetur edhe dy orë para mbylljes së vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj po vazhdon të jetë në terren. Pas Ferizajt e Prizrenit, Hoxhaj ka vizituar edhe Drenasin. Kandidati i PDK-së shihet të jetë...
Zgjedhjet e parakohshme të cilat po zhvillohen sot po zhvillohen me kushte ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë. Për shkak të pandemisë COVID-19 nëpër qendrat e vendvotimeve parashihej të kishte masa shtesë të cilat...