VV: Jemi të parët në Pejë, sot qytetarët janë në festë

Aktuale

VV: Jemi të parët në Pejë, sot qytetarët janë në festë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:07
Taulant Kelmendi

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VV’së në Pejë, Taulant Kelmendi thotë se në këtë komunë kanë dalë subjekti i parë politik.

“Projeksionet tona janë që Vetëvendosja i ka mbi 51 për qind megjithatë si duket qytetarët i kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona. Sot rrugët e qytetit janë mbushur duke festuar’, tha Kelmendi për T7.

“Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për referendum”, shtoi ai.

“Qytetarët janë në festë”, theksoi Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat