Miftaraj thotë se prioritet duhet të jetë formimi i institucioneve, ka një mesazh për partitë që humbën

Aktuale

Miftaraj thotë se prioritet duhet të jetë formimi i institucioneve, ka një mesazh për partitë që humbën

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj ka thënë se u mbajtën zgjedhje të lira dhe demokratike, populli foli e dërgoi mesazhin më të qartë të mundshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se formimi i institucioneve duhet të jetë prioritet, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se qeverisjen e re e pret një punë e madhe, derisa ka treguar detyrat e saj dhe ka thënë se nuk do të ketë kompromis për luftën e ashpër për shtet ligjor.

Ndërsa, për partitë që humbën, ai ka thënë se do të duhej të kishte dorëheqje masive dhe kërkim falje ndaj popullit.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhje të lira, demokratike, që tejkalojnë edhe demokracitë më të zhvilluara.

Populli foli dhe dërgoi mesazhin më të qartë të mundshëm.

Formimi i institucioneve duhet të jetë prioritet.

Qeverisjen e re e pret punë e madhe. Qeverisja e re duhet të jetë e bazuar në parime që e respektojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

Partitë që humbën, në një demokraci normale do të duhej të reformoheshin, duke filluar me dorëheqje masive dhe kërkim falje ndaj popullit për keq qeverisjen dhe sistemin e kalbur të drejtësisë.

Monitorimi, kritika dhe kërkesa për shtet ligjor do të jetë e ashpër si asnjëherë më parë në 20 vitet e fundit. S'do ketë kompromis për asnjë çmim, sikurse s'ka pas kompromis në 10 vitet e fundit për partitë që sot u ndëshkuan nga populli.

Ju priftë e mbara e shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat