Hoxhaj zbarkon në Drenas dy orë para mbylljes së vendvotimeve

Aktuale

Hoxhaj zbarkon në Drenas dy orë para mbylljes së vendvotimeve

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kur kanë mbetur edhe dy orë para mbylljes së vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj po vazhdon të jetë në terren.

Pas Ferizajt e Prizrenit, Hoxhaj ka vizituar edhe Drenasin.

Kandidati i PDK-së shihet të jetë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij atje.

Ndryshe, qendrat e votimit në Kosovë do të jenë të hapura deri në orën 19:00, teksa në orën 19:30 KQZ do të dal me konferencë për media ku do të tregojë për numrin final të daljes në zgjedhje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat