Lauka: Në këto zgjedhje pritet të vijë ndryshimi, Serbia tenton të cenojë integritetin e shtetit të Kosovës

Aktuale

Lauka: Në këto zgjedhje pritet të vijë ndryshimi, Serbia tenton të cenojë integritetin e shtetit të Kosovës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:32
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka folur për zgjedhjet e sotme në Kosovë, deklaroi se klasa e vjetër politike në Prishtinë ka frikë nga Kurti.

Lauka theksoi se kjo frikë nga klasa e vjetër politike ekziston, pasi Kurti ka premtuar konfiskim të pasurive të paligjshme. Ai shtoi se në këto zgjedhje, pritet të vijë ndryshimi për Kosovën.

“Këto zgjedhje janë quajtur si referendum, sepse ju e dini se asnjë qeveri pas pavarësisë nuk e ka çuar mandatin deri në fund. Edhe qeveria Kurti, edhe ajo Hoti nuk e çoi më gjatë. Është krijuar ndjenjë pasigurie. Ndryshimi nuk ka ardhur. Në këto zgjedhje pritet të vijë ndryshimi.

Janë qëndrimet parimore të Kurtit dhe Osmanit duket se janë më të pëlqyerat. Parimet e tyre janë për ndryshim të situatës në Kosovë. Kjo sepse Kosova ka pasur problem shtetin e kapur dhe papunësinë. Gjykoj se Kurti e Osmani kanë të drejtë edhe në raport me dialogun me Serbinë. Klasa e vjetër ka frikë nga Kurti, sepse do ndëshkojë të korruptuarit”, tha Lauka.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Islam Lauka theksoi se më së pari duhen zgjidhur çështjet e brendshme, pastaj ato me Serbinë. Ai shtoi se Serbia flet përbherë për dialog duke copëzuar Kosovën e kjo mendësi nuk duhet lejuar.

“Duhet të zgjidhim problemet brenda vendit më së pari, pastaj të bisedojmë me Serbinë. Ajo që na intereson është njohja e Kosovës nga Serbia. Asosasioni nuk duhet, sepse rrezikohet bosnjëzimi i Kosovës. Albin Kurti e Osmani e kanë thënë se duhet të bisedohet njëherë për Kosovën, të rregullojmë jetën e qytetarëve shqiptarë dhe serbë.

Beogradi flet vetëm për cënim territoresh të Kosovës. Trump përdori Hotin dhe Vuçiç për interesa personale. Duhet të krijohet një shumicë e re, jo kaq servile dhe e nënshtruar. Sigurisht, që edhe Kurti e Osmani janë për bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-të, por çështjet e brendshme të Kosovës duhet të luftohet nga vetë shqiptarët. Duhet qeveri që të mendojë për qytetarët dhe jo karrigen e vet”, përmbylli diplomati Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat