SHBA: Vendimi i Gjykatës Supreme vështiron mundësinë e hapjes së Qeverisë - Bota Sot
SHBA: Vendimi i Gjykatës Supreme vështiron mundësinë e hapjes së Qeverisë

Amerika

SHBA: Vendimi i Gjykatës Supreme vështiron mundësinë e hapjes së Qeverisë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:35
Gjykata Supreme në SHBA

Përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën dhe për t’i dhënë fund një ndërprerje të pjesshme qeveritare, pësuan një goditje të martën, kur Gjykata Supreme e SHBA-së, la në fuqi një program që mbronte migrantët e rinj të paligjshëm nga dëbimi.

Çështjet rreth murit me Meksikën, financimi i qeverisë dhe migrantët e paligjshëm, janë ndërthurur në një betejë të paparë deri më tash që po zhvillohet ndërmjet presidentit republikan dhe demokratëve në Kongres.

Mes kësaj beteje, një sërë agjencish qeveritare nuk kanë funksionuar plotësisht që nga 22 dhjetori dhe 800,000 punonjës federalë nuk paguhen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...