Dita e Shën Patrikut në Nju Jork 17 Mars 2019 - Bota Sot
Dita e Shën Patrikut në Nju Jork 17 Mars 2019

Amerika

Dita e Shën Patrikut në Nju Jork 17 Mars 2019

Nga: Beqir Sina Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:28
Dita e Shën Patrikut në Nju Jork 17 Mars 2019
Dita e Shën Patrikut, ose festën e Shën Patrikut - "Dita e Festivalit të Snt. Patrick", është një festë kulturore dhe fetare e mbajtur qysh në shekullin XVII më 17 mars, datën tradicionale të vdekjes së Shën Patrikut (AD 385-461), shenjtori më i shquar i Irlandës, dhe nëse “përkthehet” në shqip kjo është si Dita e Verës, ose ajo e Shën Gjergjit te Shqiptaret.
 
NEW YORK CITY : Festimi i madh i Shën Patrikut në qyetetin e New Yorkut, erdhi kësaj rradhe në një ditë me të vërtet pranvere në fillim të këtij viti, pasi mijëra njerëz nga e gjithë bota, turistë në SHBA e Kanadaja, irlandezët e Amerikës nga zona e Tri-Shteshit, dolën në dy anët e rrugës rreth dy kilometra rrugë Fifth Avenue për rë parë paradën vjetore të 258-të. E cila, është një nga traditat më të vjetra të NYC dhe një nga ngjarjet më të mëdha në vend.
 
Kur 17 marsi i bie të dielën, siç ndodhi këtë vit, kur të gjithë marshojnë të shtunën dhe kjo duket sikur shumë njerëz nuk e morën atë memorandum për të qenë kesaj rradhe te dielen. 
 
Sepse, edhe shumë nga spote mediatike te qytetit para të ditës së paradës ishin çuditërisht jo aq të mbushura sa zakonisht, me kete lajm, shkruan shtypi njujorkez. 
 
Edhe, Penn Station ishte relativisht e qetë natën e kaluar, me policët të NYPD, jashtë shërbimit, të veshur me jeshile, woo-hoo-ing, duke u argëtuar në klubet iralandeze nëper qytet.
 
Pranvera e vërtet që erdhi këto ditë në zonën e Tri-Shteshit, bëri që në Paradën më të madhe në botë - të Ditës San Patrick në qytetin e Nju Jorkut, të kishte mjaft pjesëmarrës - ndërsa qindra mijëra  njujorkez, se bashku me turistë të huaj dhe vendas të ishin entisiast në të dyja anët e rrugës nga pika e fillimit në Rrugën 44, dhe deri në podiumin ose skenën e mbylljes në 61st Street. 
 
Uniformat e kuadratave të shoqëruar nga bandat muzikore, “vajzat kërcimtare” - cheerleaders dhe studentet nga shkollat e mesme dhe filimore te qytetit, kishat e katedralet , grupe te ndryshme qytetare qe kishin ardhur edhe nga qytet e Irlandës dhe një numër i oficerëve të uniformës nga policia e Iralandës se bashku me unifromat blu te NYPD, FDNY, marrëshuan deri në rrugen 79 Street gjatë gjithe pershkrimit te kësaj parade që zgjati rreth pesë orë.
 
Kryebashkiaku Bill de Blasio marshoi me komisionerin e policisë Jimmy O'Neill dhe kryetaren e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Corey Johnson, Prokuroren e Përgjithshëme Letitia James, ishin gjithashtu në krye, duke udhëhequr një grup zyrtarësh të lart të qytetit pas flamurit të Këshillit të Qytetit të New Yorkut. 
 
Mirepo, ajo cka u vrejt perseri ishte fakti qe ky nuk ishte rasti vetëm që nga disa vjet më parë, kur paradën kreu i Katedrales Sant Patrick, ua ndaloi grupeve të homoseksulave, atyre  që identifikojn veten e tyre si anëtar të LGBT, duke çuar në një bojkot nga ana e tyre dhe kryetari i bashkisë, zyrtarë të tjerë të qytetit dhe shumë banorë të NYC.
 
Dita e Shën Patrikut:
 
Dita e Shën Patrikut, ose festën e Shën Patrikut, është një festë kulturore dhe fetare e mbajtur qysh në shekullin XVII më 17 mars, datën tradicionale të vdekjes së Shën Patrikut (AD 385-461), shenjtori më i shquar i Irlandës.
 
Dita e Shën Patrikut u bë një ditë zyrtare festive e të krishterëve në fillim të shekullit të 17 dhe është e njohur nga Kisha Katolike, Bashkësia Anglikane (sidomos Kisha e Irlandës), Kisha Ortodokse Lindore dhe Kisha Lutherane. Dita përkujton Shën Patrikun dhe mbërritjen e krishterimit në Irlandë,  dhe kremton trashëgiminë dhe kulturën e irlandezëve në përgjithësi. 
 
 Festimet në përgjithësi përfshijnë parada publike dhe festivale, marrshe sportive dhe spektakolare, dhe të veshjeve të gjelbërta ose shamrocks sic i quajnë iralandezët. Të krishterët që i përkasin besimeve liturgjike gjithashtu marrin pjesë në shërbesat e kishës  dhe historikisht kufizimet e kreshmeve në këtë festë hahet mirë dhe dallohet në këtë ditë  pirja e alkoolit , sidomos e birrës irlandeze për gjithë ditën, gjë që ka inkurajuar dhe përhapur traditën e konsumit të pijeve alkolike tradicionale iralandeze
 
Dita e Shën Patrikut është një festë publike në Republikën e Irlandës,  Irlandën e Veriut,provincën kanadeze të Neëfoundland dhe Labrador (për punonjësit e qeverisë krahinore) dhe Territorin Britanik Jashtë të Montserratit. Ajo gjithashtu festohet gjerësisht nga diaspora irlandeze anembanë botës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Brazil, Argjentinë, Australi dhe Zelandën e Re. 
 
Dita e Shën Patrikut festohet në më shumë vende se çdo festival tjetër kombëtar. Festimet moderne janë ndikuar shumë nga ato të diasporës irlandeze, veçanërisht ato që u zhvilluan në Amerikën e Veriut. Megjithatë, ka patur kritika për festimet e Ditës së Shën Patrikut për t'u bërë shumë komercializuar dhe për nxitjen e stereotipeve negative të popullit irlandez.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...