SHBA teston strategjinë e re ushtarake në Evropë - Bota Sot
SHBA teston strategjinë e re ushtarake në Evropë

Amerika

SHBA teston strategjinë e re ushtarake në Evropë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:21
Ushtria amerikane

Disa qindra ushtarë amerikanë arritën sot në Gjermani në provën e parë të një strategjie të shpejtë vendosjeje që synon forcimin e pranisë së NATO-s në Evropën Lindore në rast të agresionit rus apo emergjencave të tjera.

Ushtria amerikane në Evropë ka thënë se 350 ushtarë të Divizionit të Armatosur të Parë erdhën sot në Berlin si pjesë e një grupi prej 1,500 njerëzish që do të arrijë këtë javë.

Ata u drejtuan në Poloni, ku do të lidhen me tanket dhe njësitë e tjera të rënda të sjella nga pozicionet e tyre të caktuara në Holandë, dhe pastaj do të kryejnë manovra me forcat polake.

Ideja e një strategjie "angazhimi dinamik" është "të lëvizë shpejt forcat e gatshme për të luftuar" në Evropë nëse është e nevojshme.

SHBA, Kanadaja, Gjermania dhe Britania tashmë i komandojnë njësitë e batalionit në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...