Rikthehet tmerri në shkolla! Në kërkim 18-vjeçarja e fiksuar pas masakrës - Bota Sot
Rikthehet tmerri në shkolla! Në kërkim 18-vjeçarja e fiksuar pas masakrës

Amerika

Rikthehet tmerri në shkolla! Në kërkim 18-vjeçarja e fiksuar pas masakrës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:00
18-vjeçarja e fiksuar pas masakrës

Teksa ndajnë vetëm pak ditë nga 20-vjetori i një prej masakrave më të rënda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 13 nxënës, rikthehet paniku në shkollat e Columbine, në shtetin e Colorado.

Në orët e lëna pas policia ka mbyllur disa shkolla, që të gjitha në zonën e Denver, në kontenë e Jefferson, përfshi edhe shkollën e masakrës, pasi një vajzë gjatë së hënës dërgoi një sërë kërcënimesh ndaj shkollave, duke iu referuar masakrës së 20 prillit 1999 në Columbine High School.

Pas verifikimeve të para, në shkolla u vendos kontroll sigurie, për gjithë personat që hyjnë dhe dalin dhe se në përfundim të orarit të mësimit, asnjë nxënës nuk u lejua që të qëndrojë nëpër oborre.

Kërcënimet sipas policisë, janë vepër e një vajze 18-vjeçare të fiksuar nga masakra e kryer në Columbine, nga dy nxënësit Eric Harris dhe Dylan Klebold, para se të vriteshin në të njëjtën shkollë.

Policia e identifikoi të dyshuarën si Sol Pais, një 18-vjeçare e cila ka udhëtuar në Colorado nga Miami, pikërisht me rastin e përvjetorit të tragjedisë së parë, duke kërcënuar me një tjetër masakër.

Efektivët e policisë e cilësuan si “një vajzë ekstremist e rrezikshme dhe e armatosur”, ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e saj. Herën e fundit që është parë ishte veshur e gjitha me të zeza dhe se pak ditë më parë kishte blerë një pushkë dhe fishekë.

“Pais është e fiksuar pas masakrës së vitit 1999 në Columbine. Për këtë arsye kanë nisur kërkimet intensive për ta kapur”, shpjegoi Dean Phillips, shef i policisë së Denver, duke thënë se gjatë së mërkurës shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...