Trump “nuk ngutet” për të arritur marrëveshje tregtare me Kinën - Bota Sot
Trump “nuk ngutet” për të arritur marrëveshje tregtare me Kinën

Amerika

Trump “nuk ngutet” për të arritur marrëveshje tregtare me Kinën

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:55
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të premten përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se bisedimet tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë duke vazhduar “në mënyrë të këndshme”, pavarësisht tarifave të reja të vendosura gjatë mesanatës nga Uashingtoni.

Trump ka thënë pa asnjë sqarim se tarifat do t’i sjellin më shumë të hyra Shteteve të Bashkuara sesa “ndonjë marrëveshje fenomenale e llojit tradicional”.

“Ne nuk kemi nevojë aspak që të nxitohemi”, ka shkruar presidenti.

Më 10 maj, Uashingtoni ka rritur nga 10 në 25 për qind tarifat në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve, derisa Kina është zotuar se do të kundërpërgjigjet.

Kjo rritje e tarifave vjen në kohën kur janë duke u zhvilluar bisedime tregtare në mes të Uashingtonit dhe autoriteteve kineze, me synim të përfundimit të luftës tregtare në mes të dy fuqive botërore.

Ministria kineze e Tregtisë ka thënë se bisedimet janë duke vazhduar dhe shpreson se “Shtetet e Bashkuara do të bëjnë përpjekje për të zgjidhur këto çështje përmes bashkëpunimit dhe konsultave”.

Mirëpo pavarësisht kësaj, po kjo ministri ka thënë se ndjen keqardhje për vendimin amerikan dhe do të marrë kundërmasa, pa dhënë detaje shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...