Vret vajzën e të dashurës dhe e hedh atë në pyll, 300 njerëz bashkohen dhe…

Amerika

Vret vajzën e të dashurës dhe e hedh atë në pyll, 300 njerëz bashkohen dhe…

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:39
Riley Crossman

Policia ka arrestuar të dashurin e një gruaje, vajza e të cilës 15-vjeçare u vra dhe u zhduk 10 ditë më parë në Virxhinian Perëndimore.

Policia tha se janë ‘shumë të sigurt’ se mbetjet e dekompozuara të zbuluara të enjten i përkasin vajzës.

Riley Crossman u zhduk më 7 maj, ndërsa policia tha se partneri i nënës së të resë, 41-vjeçari Andy J. McCauley, Jr., ka qenë i dyshuar që ditën e parë. Nëna e vajzës, Chantel Oakley vuri re se e bija ishte zhdukur më 8 maj, pasi ajo nuk kishte shkuar në shkollë.

Ekipet e policisë kontrolluan zonën për të dhe thanë se po kërkonin gjithashtu një të dyshuar të mundshëm në javën pas zhdukjes së saj.

Më pas, këtë të mërkurë që lamë pas një grup prej 300 vullnetarësh nisën kërkimet duke gjetur një kufomë në malin e veriut, në Berkeley County

Ndërsa trupi nuk është identifikuar si Crossman, policët besojnë se ajo është e vdekur. Një autopsi do të konfirmojë nëse është vajza e shkollës “Berkeley Springs”.

McCauley u arrestua të enjten pasi ishte nën vëzhgim në punën e tij në Berkeley County që nga javën e kaluar. Ai pranoi të shkonte në stacion dhe u arrestua atje.

Nuk është e qartë se sa kohë burri po takohej me Oakley, por profili i tij në Facebook thotë se ai ka qenë në një marrëdhënie me një grua tjetër që nga viti 2004. Fotografitë tregojnë se mund të kenë fëmijë së bashku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat