Festivali nënujor në SHBA, për të promovuar mbrojtjen e brezit koralor - Bota Sot
Festivali nënujor në SHBA, për të promovuar mbrojtjen e brezit koralor

Amerika

Festivali nënujor në SHBA, për të promovuar mbrojtjen e brezit koralor

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:50
Foto

Një grup artistësh të talentuar i dhanë jetë një festivali muzikor të nënujshëm në Florida.

Eventi, i titulluar Lower Keys Underwater Music Festival ishte organizuar me qëllim që të promovonte mbrojtjen e barrierave koralore në zonë. Shou u mbajt në Looe Key Reef, barrierën e vetme koralore të gjallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka të bëjë me mbrojtjen e barrierës, zvogëlimin e pasojave tona tek ajo dhe të qenit të ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme është barriera koralore për ekonominë e Florida Keys dhe për të gjithë vendin, – thotë drejtori i festivalit, Bill Becker.

Zhytës të veshur në kostume luanin nën ujë. Performancat muzikore mbushën detin me meloditë e Yellow Submarine, Fins dhe kolonën zanore të Disneyt, sirena e vogël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...