22 vjet burg për vrasjen që nuk e bëri kurrë, fiton lirinë dhe pafajësinë

Amerika

22 vjet burg për vrasjen që nuk e bëri kurrë, fiton lirinë dhe pafajësinë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:46
Miller u lirua nga autoritetet dhe u mirëprit me emocione nga familjarët e tij

Një 44-vjeçar amerikan fitoi lirinë pas 22 viteve burg për një vrasje që ai nuk e kishte kryer.

John Miller u lirua ditën e djeshme nga Burgu i Pensilvanisë, pasi një dëshmitar kyç shfajësoi të dënuarin për grabitjen fatale të 1996 ku mbeti i vrarë një person.

David Williams ndryshoi dëshminë e 22 viteve më parë në gjyq duke pranuar se e kishte vrarë ai Anthony Mullen, jo John. Në seancën e fundit të 1 korrikut ai pranoi se e akuzoi shokun e tij John për shkak se nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Image

Miller u lirua nga autoritetet dhe u mirëprit me emocione nga familjarët e tij. Ai kishte qëndruar në burg për 22 vite. Gjykata e kishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe i kishte refuzuar kërkesën për apel 10 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat